Merrte borxh dhe nuk i kthente, 54-vjeçarja nga Fieri pëfundon në polici

8 months ago 23

Një grua 54-vjeçe akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë para borxh një shtetasi.

Për këtë rast, policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të 54-vjeçares.

Aktualisht nuk bëhet e ditur se sa është shumë e borxhit, që gruaja ka përfituar përmes mashtrimeve në mënyrë të vazhdueshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. H., 54 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në mënyrë të vazhdueshme, i ka marrë para borxh, një shtetasi”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article