Meta: SPAK nuk m’i ul dot pantallonat

5 months ago 22

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj SPAK, pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kur hyri në SPAK i hoqën orën, teksa shtoi se pantallonat nuk ja ulin dot.

Meta tha se me veprimet që po bën Prokuroria e Posaçme, i shton fuqinë të përballet me atë që ai e quan narko shtet.

Sot në SPAK shkova pa orë dhe me hoqë sot dhe orën. Por pantallonat nuk mi heqin dot. Ndoshta këta i heqin pantallonat se janë modernë

Këta janë si katica.

Veprimet e mia janë transparente dhe të qarta. Me këto histori që bëjnë më shtojnë edhe më shumë fuqinë që të përballem me narko shtetin”, tha Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë u thirr sot në SPAK, ku qëndroi për gati 3 orë. Pas daljes, ai sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Ai tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit./vizionplus.tv

Read Entire Article