Mikautadze “gafa” e madhe e Ajax, Metz fërkon duart për yllin e europianit

2 months ago 33
Reklamë

Georges Mikautadze mund të konsiderohet surpriza e këtij Europiani. Sulmuesi gjeorgjian ka arritur që të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, duke qenë shënuesi më i mirë në këtë Europian, e duke e ndihmuar jo pak Kombëtaren e tij që të avancojë në raundin e 16 më të mirave.

Po ashtu, sulmuesi ka shërbyer dhe një asist, duke marrë pjesë në të gjithë golat e Gjerogjisë në këtë Europian.

Mikautadze, u largua nga francezët e Metz verën e vitit 2023 për shifrën e 16 milionë eurove, duke kaluar tek Ajax.

Por, aventura në Holandë nuk shkoi mirë dhe gjeorgjiani në janar u transferua përsëri në Francë, me formulën e huazimit me të drejtë blerje për shifrën e 13 milionë eurove.

Sulmuesi u rikthye në identitet, duke shënuar gola, për të qenë gati për Euro Gjermani 2024.

Një lëvizje e zgjuar, pasi me fanellën e Metz, Mikautadze shënoi 13 gola e dha 4 asiste në 20 ndeshjet që luajti, ndonëse nuk ia doli që ta mbante në elitën e futbollit francez skuadrën e tij.

/a.r

Read Entire Article