Ministri Hasani bisedë telefonike me homologun ukrainas, zbardhet biseda mes tyre

2 months ago 16

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, të cilin e uroi për detyrën e re që i është besuar në këto kohë të vështira.

Në një postim në rrjetin social X, Hasani shkruan se gjatë bisedës, i ka rikonfirmuar homologut të tij angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzëmërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese.

Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruan Hasani./vizionplus.tv

Read Entire Article