Ministri hungarez: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nëse Trump zgjidhet President

4 months ago 23

Hungaria e sheh kthimin e mundshëm të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si një “mundësi për paqe” në Ukrainë, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Peter Szijjártó.

Në një intervistë me Reuters, Szijjártó tha se qëllimi i Hungarisë, me udhëtimin e fundit të kryeministrit Viktor Orbán në Moskë, ishte t’i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës përmes bisedimeve të paqes.

“Unë besoj se vetëm një ndikim shumë i fortë i jashtëm mund t’i bëjë ata të negociojnë. Vetëm presidenti Trump mund ta bëjë, nëse zgjidhet”, komentoi ai.

Ai gjithashtu argumentoi se takimet e fundit të Orban me presidentin rus dhe ukrainas treguan hendekun e madh mes tyre, ndërsa liderët e tjerë perëndimorë nuk duan ose nuk janë në gjendje t’i afrojnë ata.

Trump ka thënë se do t’i jepte fund luftës shpejt, por nuk ka paraqitur një plan të detajuar për ta bërë këtë.

“Ne shohim një mundësi për paqe nëse presidenti Trump fiton dhe mundësi për marrëdhënie të mira hungarezo-amerikane nëse presidenti Trump fiton”, tha ministri hungarez.

Szijjártó tha gjithashtu se Hungaria nuk e sheh Rusinë si një kërcënim për anëtarët e NATO-s ose BE-së dhe se udhëheqësit rusë janë “të arsyeshëm” dhe nuk do të rrezikojnë një konflikt të drejtpërdrejtë me Perëndimin.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hungaria nuk do të kundërshtojë planin e NATO-s për të dërguar një paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë, por nuk do të marrë pjesë./vizionplus.tv

Read Entire Article