Deri në datën 13 shtator, maturantët që janë shpallur fitues të një prej programeve të zgjedhura për studimet e larta do të kenë mundësinë të regjistrohen në universitete.
Ky do të jetë raundi i parë i regjistrimeve.
“Janë 7 faza regjistrimi në radundin e parë, sot jemi në fazën e dytë të raundit të parë. Fazat janë 48 orëshe dhe në përfundim të çdo faze maturantët fitues duhet të regjistrohen patjetër. Përndryshe ata që nuk regjistrohen në këtë fazë e humbasin të drejtën për programet që kanë fituar, por presin fazat e tjera”, Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.
Trendi i përzgjedhjes së degëve të studimit nga maturantët mbetet thuajse i njëjtë, si një vit më parë.
“Nga numri i aplikimeve duke parë edhe grupimet, mund të themi që degët e inxhnierisë kanë qenë më të kërkuara, ku kryeson IT, të ndjekur nga degët e shëndetit, kryesuar nga dega e mjekësisë së përgjithshme dhe në vend të tretë pastaj kemi degët e shkencave ekonomike. Është shpejt akoma për të kuptuar trendin sepse kanë 10 preferenca,. Vjet kishte mjekësia interes më të lartë, këtë vit kemi inxhinierinë që kryeson. Por nga pandemia e më pas, siç duket edhe kërkesa e rritur në tregun vendas dhe të huaj për profesinistë të këtyre fushave ka bërë që edhe maturantët të orientohen te këto programe studimi”, shtoi Xhelaj.
Pas përfundimit të raundit te parë të regjistrimeve, maturantët që nuk janë të kënaqur me degën kanë mundësinë të çregjitrohen në datat 14 dhe 15 shtator për të vijuar garën në raundin tjetër që nis 5 ditë më vonë./vizionplus.tv