“Mjeku i Hasit zbuloi ligjin pedofil të kyçyr në kodin penal”, Bieta Sulo: Ata prindër që janë në Kuvend ishin të zënë me sherre, sot gazetarët meritojnë të…

7 months ago 48
Reklamë

Shpesh, fatkeqësisht duhen lajme shokuese, për të parë skandale që kanë kaluar pa u vënë re. I tillë ishte lajmi i mjekut Hasi, që kishte marrëdhënie me një 14 vjeçare. Një lajm që bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, por që nga ana tjetër zbuloi një ligj pedofil të kyçur në kodin penal, që u jepte mundësinë pedofilëve të sorrollteshin të lirë.

Shpesh herë mediat ekspozohen ndaj kritikave të publikut. Me të drejtë apo pa të drejtë kjo është normale në një vend demokratik. Por anormale është që megjithë shokimin e opinionit publik për një ligj të tillë në kodin penal, vetëm zëri i medias, përfshi dhe këtë emision që unë drejtoj, u dëgjua. Vetëm zëri i medias foli për nevojën ulëritëse të ndryshimit të një ligji të tillë. Ata prindër që drejtojnë shoqatat e grave, të burrave, apo që na përfaqësojnë ne në politikën tonë, ishin shumë të zënë me sherre të tjera, apo me projekte ojf-shë për të folur për këtë çështje… me përjashtim të pak individëve dhe organizatave, por në numrin e madh të organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, të burrave, të njerëzve, të kafshëve, ca pak zëra janë anormalë dhe më anormale është mosvëmëndja e atyre prindërve që kanë ngritur kartonin në Parlament, për një ligj që as nuk e kanë ditur se ekziston dhe që pas kësaj historie duhet të kenë sadopak punë të paktën me ndërgjegjen e tyre, sadopak nëse u ka mbetur…

Ndaj, mendoj që sot e meritojnë gazetarët, ata që bëjnë punën e tyre të përditshme, edhe nën breshëri kritikash, apo shigjetime kritizerësh, një falenderim prej publikut. Punën e tyre kanë bërë, por një punë që po qe se ligji do të ketë rregullimet e domosdoshme, u heq mundësinë pedofilëve që presin prenë e rradhës, të fshihen pas një ligji anormal dhe imoral.

Top Channel

Read Entire Article