Sistemi shëndetësor në Gaza është thuajse i shkatërruar plotësisht.
Një mjek palestinezo-amerikan që kujdeset për palestinezët me lëndime trauma nga tendat në qytetin jugor të Rafah, tregon se njerëzit po vdesin çdo ditë nga mungesa e kujdesit shëndetësor.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne jemi në thelb i vetmi institucion i traumës dhe po operojmë jashtë tendave për t’u kujdesur për çdo dëmtim traumatik si dhe për urgjencat mjekësore,” tha ai. “Njerëzit po vdesin nga sëmundje të trajtueshme si diabeti dhe hipertensioni”, shtoi doktori.
Ai po ashtu nënvizoi se spitalet vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe medikamenteve bazë.
“Ne nuk kemi as tampona alkooli. Më duhet ta pastroj lëkurën shumë mirë që të mos infektohet plaga, por çdo gjë po ndalet në kufij”, tha ai.
Kufizimet e ashpra të Izraelit për ndihmat që hyjnë në rripin e Gazën kanë reduktuar në mënyrë drastike furnizimet mjekësore në Gaza.
Sipas mjekut ka ndodhur një shkatërrim sistematik i qëllimshëm i infrastrukturës në Gaza./vizionplus.tv/