President i Partisë së Lirisë Ilir Meta, mbajti një takim me gazetarët menjëherë pas daljes së tij nga SPAK, ku qendroi më shumë se 3 orë.
Përveç akuzave ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, Ilir Meta zbuloi se vijon të mbajë marrdhëniet e ngrira edhe me bahkëshorten e tij Monika Kryemadhi, duke mos jetuar më në një banesë, tashmë prej disa muajsh.
Meta deklaroi para gazetarëve se SPAK është i lirë ta hetojë jo vetëm atë por edhe Sashën (macen) për të cilën e ka marrë malli shumë, duke konfirmuar se kafsha e tij e dashur qendron në banesën e Monika Kryemadhit.
“SPAK nuk ka çfarë të më bëjë fare mua, le të hetojë edhe Sashën po të dojë për të cilën më ka marrë malli shumë”, deklaroi Meta.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ish-Presidenti i Republikës, tashmë president i PL-së tregon hapur debulesën e tij për macen e tij të pagëzuar me emrin Sasha.
Po ashtu edhe Monika më herët në disa intervista televizive ka tregaur të njëjtën debolesë për Sashën. /vizionplus.tv/