Monitorim me kamera në tunel, edhe matës shpejtësie në Llogora për të zbular shkelësit

4 months ago 40

Tuneli i Llogorasë po monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e shkeljeve rrugore.

Gjatë inspektimit në këtë vepër publike, drejtori i Policisë Rrugore si dhe ai i Rrugëve apeluan që qytetarët të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel.

Autoriteti Rrugor po bashkëpunon me policinë për të ndërhyrë në raste nevojash në momente kur në tunel do të ketë fluks të shtuar të automjeteve./vizionplus.tv

Read Entire Article