Mori ryshfet për shmangien e gjobës, arrestohet punonjësi i IMT-së

5 months ago 26

Policia e Beratit ka vënë në pranga një punonjës të IMT-së pasi ka marrë ryshfet në këmbim të heqjes së gjobës për një ndërtim pa leje.

Sipas Prokurorisë së Beratit, inspektori me iniciale P.K akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv pasi ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallëzuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.

Njoftimi:

Vihet në pranga punonjësi i IMT Berat, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në DVP Berat kanë depozituar kallëzim në  Prokurori se një punonjës i IMT, Berat, i ka kërkuar shuma monetare një shtetasi në mënyrë që të shmangëte gjobën.

Në vijim të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë duke marrë shuma monetare shtetasin P. K., 36 vjeç, banues në Berat, punonjës në IMT Berat.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohen veprimet korruptive të punonjësit P. K., i cili duke keqpërdorur dhe shfrytëzuar atributet që i jep detyra ka ushtruar presion mbi një shtetas duke i shmangur gjobën kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Read Entire Article