Xhesika Polo dhe Albano Bogdo janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ku shkak u bë vendosja e disa shisheve plastike bosh në tavolinë.
Xhesika u shpreh se shumë fermerë i lënë shishet gjysmë, e për pasojë me ironi fermerja tha se do t’i hedh gjithë ujërat e mbetura në fuçi e t’i pinë të gjithë. Ky veprimin i Xhesikës acaroi Albanon, i cili “shpërtheu” në të bërtitura.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: Në një fuçi do të hedhim të gjithë ujërat që hapen dhe nuk pihen, edhe të marrim secili nga një gotë përditë…se ky muhabet kështu nuk ka b*thë ku të rrijë
Albano: Kush i ka lënë ato?
Xhesika: Nuk e di, secili nga ne
Albano: Pse na i hedh ne turinjve atëherë? Na ke parë gjë ne t’i lëmë? Ke nja 6 ditë po na bën si njësh. Të lutem shumë sillu mirë
Xhesika: Ki kujdes
Albano: As po të prek e asgjë. Siç mi solle dhe unë po t’i hedh me inat. Mos më fol më fare. Ti je e para që e pi një gdhënjkë dhe e lë aty. Na bën si njësh kot
Xhesika: Albano të lutem ki kujdes kur shprehesh, se të kam toleruar shumë
Albano: Na i sjellë neve këtu sikur i kemi lënë ne
Xhesika: I lashë për momentin ato dhe mua mos më bërtit!
Albano: Të bërtas sa çke me të
Xhesika: S’ke të drejtë as ti as askush të më bërtas. /vizionplus.tv