Mot i “çmendur” në Itali, uji “pushton” rrugët

2 months ago 22

Italia është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit. Shirat e rrëmbyer dhe stuhitë e erës janë kthyer në shqetësim serioz për banorët në provioncën e Avelinos dhe Pulias, ku raportohet edhe për makina të bllokuara në rrugë.

Sipas asaj që raporton “Corriere Della Sera”, situata më e rëndë raportohet në komunën e Mugnano del Cardinale, ku një përrua përmbyti, një ga rrugët kryesore që lidh komunat Sirignano dhe Baiano.

Forcat zjarrfikëse të Avelinos, Mbrojtja Civile dhe karibineria ndërhynë në vend për të bërë zonën të sigurt.

Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e restaurimit të arterieve rrugore. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article