Ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore kryesisht në juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar. Në mbrëmje pritet ndëprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.