“Muri” kuqezi drejt largimit nga kampionati rumun, skuadra e njohur turke shfaq interes për Ajetin

2 months ago 22

Arlind Ajeti mbrojtësi kuqezi i cili “rilindi” te CFR Cluj në Rumani është kthyer sërish në qendër të merkatos. “Muri” kuqezi i cili shkëlqeu në kampionatin europian, pëlqehet shumë nga skuadra turke e Bodrumspor.

Ish-mbrojtësi i Basel, Padovës dhe Pordenoan, u rikthye në formën e tij më të mirë ndërsa luajti me Cluj në Rumani, duke rifituar vendin e tij në kombëtare.

Tashmë 30-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubit turk. Por në fund do të jetë Ajeti ai i cili do të vendosë nëse do të vijojë të luajë në Rumani apo do të kalojë në Turqi. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article