Besimtarët myslimanë festojnë kurban Bajramin.
Falja e namazit u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishin me mijëra besimtarët që u mblodhën për një nga dy festat më të rëndësishme të fesë islame.
Në fjalën drejtuar besimtarëve dhe jo vetëm kryetari i komunitetit mysliman shqiptar Bujar Spahiu uroi për më shumë begati në familje dhe po aq paqe ne ato vende të botës që janë në konflikt si ai mes Palestinës dhe Gazës.
Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia.
Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë./vizionplus.tv