“Na ka humbur fëmija”, prindërit ngrenë alarmin, foshnjën e kishin harruar në makinë

3 months ago 37
Reklamë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në Volos, kur prindërit e një foshnjeje po kërkonin fëmijën e tyre të humbur.

Siç raporton TheNewspaper.gr, hetimet më në fund zbuluan se ata e kishin harruar në makinë.

Fëmija është ekzaminuar nga pediatri i cili ka konstatuar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte nevojë të transportohej në spital. /vizionplus.tv

Read Entire Article