Nako: Pronarët shqiptarë vdesin t’i mbajnë punonjësit kot në punë, s’u del e keqja

5 months ago 20

“1 maji pa punëtorë”, kjo ishte tema e diskutimit mes të ftuarve këtë të mërkurë në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.

Eksperti i IT, Erion Nako, ndërsa fliste për të drejtat e punëtorëve tregoi një histori ku si pronarët shqiptarë e kanë qëllim në vetvete t’i nxjerrin edhe kot punonjësit në punë.

Pjesë nga biseda:

Nako: Është një ecuri kjo e gjitha, se u fol aty për 44 orët e punës. Pronarët shqiptarë i kanë fiksim t’i nxjerrin në punë punëtorët edhe të shtunën deri në orën 1. Dikur i thoja një pronari shqiptar, ore ata deri në 9 rrinë në kafe, edhe ato 3 orë që vijnë në punë më shumë harxhojnë kondicionerin se sa punojnë. E di si më tha, nëse unë dal vetë në punë, aty të vdesin bashkë me mua. Prandaj unë e përqafoj idenë e katër ditëshit dhe atje do shkojë. Pjesa më e madhe teknologjike po diskutojnë që ata që janë remont, pjesa më e madhe sidomos në disa vende të vendeve skandinave, Norvegji, Suedi punojnë 4 ditë nga Tirana.

Borakaj: Gjashtë, tetë orarsh?

Nako: Gjashtë deri në tetë. Ka njerëz që punojmë me Singaporin, punojnë pak më shumë por paguhen më shumë.

Borakaj: Sa paguhen?

Nako: Njerëz që janë të mirëshkolluar dhe që kanë mbi 5 vjet eksperiencë paguhen në Tiranë 3 mijë deri në 5 mijë euro. Ka njerëz shumë më të specializuar që paguhen mbi 8 mijë euro.

Read Entire Article