“Narkoshtetin e krijoi Rama”, Berisha i përgjigjet kryeministrit pas deklaratave për emisionin e “Rai 3”

5 months ago 14

Lideri i opozitës Sali Berisha replikoi në distancë me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se emisioni i transmetuar në Rai3 pasqyron të vërtetën. Nga dritarja e banesës së tij Berisha akuzoi qeverinë socialiste se në dekadën e fundit kanabizoi Shqipërinë.  

“Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, nuk e solli as mafia siciliane apo Ndragheta, Sacra Corona Unita. Narkoshtetin në Shqipëri e solli vetëm dhe vetëm Edi Rama me kriminelët e tij”, tha Berisha.

Sipas Berishës kryeministri Edi Rama është përgjegjës për situatën e krijuar vite më pareë me kultivimin e kanabisit.

“A nuk ishe ti që pasi emërove në krye të rendit skafo-ministrin e parë në historinë e Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ngarkove si detyrë kanabizimin e plotë të Shqipërisë? Bazat ushtarake, aeroportet i vure në dispozicion të narkoflotës për eksportin e drogës në Itali, Greqi dhe vende të tjera. Kush ta solli ty narkoshtetin, po e ndërtove vetë o faqezi, që sot je një Noriegë, një El Chapo, një turp ndërkombëtar, një turp ballkanik, turp evropian”, tha Berisha.

Por nga ana tjeter lideri i opozitës akuzoi edhe ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu për atë që Berisha e cilëson kanabizim i Shqipërisë.

“Kjo është ora e të vërtetës dhe si shqiptar nuk mundem kurrë të mos theksoj se këtu dha një ndihmë edhe një ambasador që do dilte t’u thoshte shqiptarëve në kulmin e kanabizimit se policia shqiptare lufton shkëlqyeshëm drogën dhe kanabisin.I bëj thirrje qeverisë të hetojë Donald Lunë. Cili ishte motivi që e shtyu këtë diplomat në një deklaratë superskandaloze të maskojë para shqiptarëve kanabizimin e vendit, narkoshtetin”, tha Berisha.

Lideri i opozitës Berisha u bëri apel qytetarëve të bashkohen në protestë ditën e enjte para parlamentit kundër qeverisë Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article