NATO mblidhet në Pragë për të diskutuar përdorimin e armëve perëndimore nga Kievi

3 months ago 22
Reklamë

Aleanca Atlantike  do të takohet sot dhe nesër në Pragë për të diskutuar porpozimin që Ukraina të lejohet të godasë territorin rus me armë që i janë dhënë Kievit nga aleatët e NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të diskutojnë gjatë takimit për këtë çështje, si dhe për furnizimin me armë dhe municione të Ukrainës, kryesisht në sistemet e mbrojtjes kundërajrore, në një kohë kur një sulm i madh rus është duke u zhvilluar në rajonin e Kharkiv.

Debati për përdorimin ose jo të armëve që vendet perëndimore i kanë ofruar Kievit, veçanërisht raketat me rreze të gjatë veprimi, ka sjellë trazira në vendet e NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  tha se ai ishte pozitiv, por shumë vende aleate me Ukrainën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duken më hezituese, nga frika e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën nga Berlini se Kievi duhet të lejohet të “neutralizojë” bazat ushtarake nga ku Rusia lëshon raketa në territorin ukrainas.

“Duhet ta themi qartë: është nën sulm dhe mund të mbrohet”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Raketat me rreze të gjatë

Në realitet qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar, këmbëngulin burime diplomatike në Bruksel, në momentin kur Berlini refuzon t’i japë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus, të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkon me ngulm.

Franca do ta ngrejë çështjen në samitin e Pragës me shpresën e lëkundjes së aleatëve ngurrues, veçanërisht Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së.

“Idetë e Presidentit Macron do të ndihmojnë aleatin”, i cili beson se këto kufizime duhet të zhduken, tha një burim diplomatik i NATO-s.

Por Uashingtoni mban rezervat e tij për momentin.

“Sot nuk kam asnjë informacion të ri për këtë çështje,” tha dje ambasadori i SHBA në NATO, Julian Smith.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, megjithatë, la hapësirë ​​për një ndryshim në qëndrimin e vendit të tij.

Debati në Pragë do të përqendrohet në nevojën gjithnjë e më urgjente për furnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve për forcat ukrainase që përballen me vështirësi në fushën e betejës. Kievi ka kërkuar vazhdimisht sisteme të tilla në muajt e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article