NATO nis stërvitjen bërthamore, avionët luftarakë fluturojnë mbi Evropën Perëndimore

3 days ago 23

NATO nisi sot stërvitjen vjetore bërthamore “Steadfast Noon” me më shumë se 60 avionë që marrin pjesë në fluturime stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

Stërvitja do të zgjasë për dy javë dhe përfshin avionë luftarakë që mbajnë koka bërthamore.

Stërvitja rutinë vjen mes tensioneve të rritura dhe paralajmërimeve të shtuara të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore.

Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është shprehur se parandalimi i përdorimit të armëve bërthamore është gur themeli i sigurisë së aleatëve./vizionplus.tv

Read Entire Article