Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha u shpreh se Shqipëria i dha lamtumirën sot gjeniut botëror të letrave
“Sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë. Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.
I përjetshëm kujtimi i tij”, tha Berisha./vizionplus.tv