Nderohen të rënët e luftës, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

6 months ago 17

Kreret e shtetit dhe politikës kanë nderuar të rënët e luftës në ditën e dëshmoreëve.

Nga memoriali Nëna Shqipëri kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, por edhe personalitet të tjerë kanë bërë homazhe duke vënë kurora me lule në nder të atyre që dhanë jetën për liri.

Presidenti Bajram Begaj ka munguar në ceremoni për shkak të një vizite në Itali, por në emër të tij është vendosur një kurorë me lule pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.

Më herët i pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve ka qenë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në ceremoni kanë marrë pjesë veteranë, e të afërm të dëshmorëve të atdheut, ndërsa homazhe janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit si Lezhe,Vlora e Fier.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa./vizionplus.tv

Read Entire Article