Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, është gjetur i pajetë ditën e sotme në një ndërtesë të braktisur prapa Katedrales në Korçë.
Ai ishte kthyer në një personazh të njohur në qytetin e juglindjes. Mësohet se “Komo” vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit.
Për Korçën, Komoja do të ngelet një nga endacakët më të dashur./vizionplus.tv