Ndërron jetë papritur gazetarja e CNN

4 months ago 23
Reklamë

Alice Stewart, komentatore e vjetër politike e rrjetit amerikan CNN ka ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, njoftonte agjencia.

Zyrtarët e policisë thanë për CNN se trupi i Steëart ishte gjetur jashtë shtëpisë së saj në veri të Virginia mëngjesin e të shtunës.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar akoma por zyrtarët dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një arrest kardiak.

Stewart kishte nisur karrierën e saj si gazetare në Georgia para se të vendosej në Arkansas, dhe më pas të bëhej përfaqësuese shtypi e ish-guvernatorit Mike Huckabee deri në vitin 2008.

CNN punësoi Stewart si komentatore politike para zgjedhjeve të vitit 2016 dhe e ndjera kishte punuar në programe të shumta, deri një ditë para vdekjes së papritur, në programin politik të Wolf Blitzer.

Në kohën e saj të lirë Steëart ishte një vrapuese e zellshme dhe postonte shpesh foto të garave të saj në rrjetet sociale. Ajo kishte vrapuar në maratonën TCS New York në nëntor, ndërsa muajin e kaluar kishte krye maratonën Cherry Blossom 10 Mile./vizionplus.tv

Read Entire Article