Ndërtimet pa leje në Sarandë, arrestohen zyrtarë të IKMT e ASHK

7 months ago 40

Në Sarandë, ka nisur këtë mbrëmje një operacion policor për të ekzekutuar një numër urdhrash arresti, të lëshuara nga Prokuroria.

Urdhërat lidhen me ish-punonjës të ASHK Sarandë, ish-punonjës të IMT dhe specialistë të IKMT Sarandë. Arrestimet lidhen me çështjen e çelur më herët ndaj disa funksionarëve të lartë në këto institucione për rastet e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil, favorizimeve kundrejt fitimit dhe shpërdorimit të detyrës.

Dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokal, topografë, drejtues të zyrës së urbanistikës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionarëve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhëra arresti që pritej të ekzekutoheshin sot, janë ende në kërkim ndërsa pritet të zbardhen e emrat e të arrestuarve.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Sarandë janë ndaluar për akuza të ndryshme më shumë se 25 funksiorë dhe ish zyrtarë publik.

Top Channel

Read Entire Article