Arrestimet e politikanëve, Hitaj: Standardi që duhet të kemi. Peka: Po mbrojnë Ramën

3 hours ago 14

Aksionet e ditëve të fundit të SPAK ishin tema e diskutimit në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Gazetari Arbër Hitaj theksoi se ajo që po ndodh me politikën sot është standardi që duhet të kemi, ku politikanët nuk merren më në mbrojtje nga drejtësia.

Por për ish.zv.ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, nuk është vendosur asnjë standard, po kapen vetëm ushtarët, dhe jo ata që lëvizin mashat.

Pjesë nga biseda: 

Hitaj: Në rastin e Çyrbjas ka patur një qasje shumë ndryshe nga SPAK, e ka marrë në pyetje për rastin e ish-Hotel Vollgës në Durrës, por nuk i ka komunikuar asgjë për çështjen e SKY. KA qene e parpirut edhe për Çyrbjen.

Peka: Mos e shiko çfarë thonë por shikoje çfarë bëjnë. Ajo çfarë sheh ëhstë e thërrasin në SPAk, del nga SPAk thotë skisha gjë, pasnesër jep dorëheqjen dhe apstaj e arrestojnë.

Hitaj: Kjo është gjë e mirë, se mbrojtën politikisht.

Peka: Po jo ore, e mbrojtën ramën,.

Hitaj: Ky është standardi që duhet.

Peka: Në dosjen e këtij janë përgjimet që ai ëhstë arrestuar nga deputetë me “Toyota Yaris”, ku ke komunikimet e Taulant Ballës, të prokurorëve të PSAK, dhe ëpr të dyja këto merr urdhër gjykata për mospublikim. Kurse dosjen e Berishës dhe atë tëMetës e hedhin për t’i bërë gjyqin publik.

Hitaj: Nuk e di ka dalë nga SPAK apo jo, por po jap një detaj që dosja e zonjës Kryemadhi e zotit Meta, dhe e zotit Berisha është e fotografuar.

Peka: Para një viti 196 faqe në PDF e krijuar nga SPAK, se nuk krjon avokati PDF.

Read Entire Article