Peka: 17 prokurorë të SPAK janë në përgjimet e “Toyota Yaris”, shantazhohen nga politika

1 hour ago 15

Ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, deklaroi në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus se 17 prokurorë të SPAK janë pjesë e përgjimeve të ardhura nga Belgjika lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Ai theksoi se këto përgjime janë dëshmi e dështimit të reformës në drejtësi dhe të përfshirjes së prokurorëve të SPAK në afera korruptive.

“Në dokumentet që kanë ardhur nga Belgjika për Toyota Yaris gjenden 2 prokurorë dhe një gjyqtare e SPAK brenda, në afera korruptive. Sipas të dhënave të besueshme që disponon opozita nga 19 gjyqtarë që ka SPAK, 17 janë të përfshirë në atë dosje, nga përgjimet që kanë ardhur nga Belgjika. Kjo së pari rrëzon SPAK, së dyti reformën në drejtësi”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se në fakt janë politikanët ato që po shantazhojnë SPAK.

“Çështja shtrohet kush po e shantazhon njëri-tjetrin? SPAK politikën apo politika SPAK? Duke parë veprimet e SPAK më rezulton që SPAK po shantazhohet nga politika dhe e vetmja fuqi politike që mund ta shantazhojë është kryeministri me veglat e veta”, theksoi ai.

Sipas tij SPAK është bërë njësh me kryeministrin dhe bandat kriminale./vizionplus.tv

Read Entire Article