Magazina me kanabis në Korçë, sekuestrohen rreth 60 kg lëndë narkotike

1 hour ago 20

Një magazinë me kanabis  është zbuluar ditën e sotme në Voskop të Korçës.

Sipas burimeve paraprake, janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa dhe 100 rrënjë ishin gati për shitje.

Lexo edhe :

Related Posts

Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas, ndërsa 3 gratë që u proceduan në gjendje të lirë, ishin nga Cërriku dhe vinin në Korçë për të maganizuar sasitë e drogës.

Policia dhe prokuria kishte në përgjim disa javor dy prej pjesëtarëve të grupit.

Ndërkohë është duke u hetuar edhe mundësia e bashkëpunimit me grupe të tjera, pasi droga mendohet se sillej nga një qark tjetër dhe me pas përpunohej në magazinën e fshatit Voskop. /vizionplus.tv

Read Entire Article