“Ndikohem nga të tjerët”, Baby G dhe Gloria sqarojnë debatet mes tyre

5 months ago 29

Gloria dhe Baby G diskutuan së bashku për debatët që ndodhen mes tyre.

Dy fermeret, të cilat kanë krijuar një shoqëri mes njëra-tjetrës brenda “Ferma VIP”, u mërzitën nga keqkuptimet mes tyre.

Nisur nga ky shkas, Gloria u shpreh se shoqëria mes tyre nuk është një lojë dhe se është treguar gjithmonë e drejtë me të.

Nga ana tjetër, Baby G u shpreh se ajo ndikohet nga fjalët e tjerëve dhe është prekur nga gjërat që ndodhën mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Gloria: Këto dyshimet që ke, i ke me veten. Unë jam në rrehull me veten time, nëse do kisha dyshime nuk do ishim shoqe.

Baby G: Unë nuk i kam personale me ty. Kjo është lojë.

Gloria: Për mua nuk është lojë. Nuk kam bërë diçka të madhe që të vejë në dyshim marrëdhënien e dy muajve që kemi krijuar këtu. E kuptoj që ke dyshime se më the se ndikohesh nga fjalët e të tjerëve.

Baby G: Nuk je vetëm ti këtu, janë edhe njerëz të tjerë që kam shoqëri. Unë po jetoj me këto njerëzit dhe normale që ndikohem dhe nga ta. /vizionplus.tv/

Read Entire Article