Ndodh për herë të parë në 50 vite: Përmbytet shkretëtira e Saharasë!

1 hour ago 1

Një nga vendet më të thata në botë, shkretëtira e Saharasë është përmbytur për herë të parë në dekada.

Imazhet befasuese tregojnë ujë në dunat e rërës së Saharasë, një situatë që nuk ka ndodhur në 30-50 vitet e fundit, sipas meteorologut Houssine Youabeb, nga agjencia e Marokut.

Imazhet satelitore të NASA tregojnë ujin në disa zona. Kjo për shkak të reshjeve intensive të shiut që ra në Sahara më shumë se dy ditë gjatë Shtatorit.

Zakonisht Saharaja përballet me reshje shiu, me vetëm disa centimetra në vit. Por kësaj radhe, reshjet intensive të shiut, jo vetëm në Sahara, por edhe në qytetin Errachidia të Marokut, shkaktuan përmbytje në shkretëtirë.

Reshjet rritën edhe nivelin e disa liqeneve që zakonisht janë të thatë, si ai në Parkun Kombëtar Iriqui në Marok.

Pamjet satelitore tregojnë edhe liqene të sapoformuar në zona të Saharasë veriperëndimore si pasojë e reshjeve të shumta.

/a.r

Read Entire Article