E rëndë në Mirditë! Pronari i një karburanti dhunohet dhe kërcënohet me armë zjarri, shpallen në kërkim autorët (EMRAT)

3 hours ago 24

Pronari i një karburanti në Mirditë është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona të identifikuar si Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, këta dy persona kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant dhe pasi pronari i ka kërkuar pagesën ata e kanë kanosur me armë zjarri. Po kështu sipas policisë e kanë dhunuar në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

Read Entire Article