Në gjendje kritike për jetën, fjalët e para të këngëtares greke për të bijën: Nuk është ende koha ime

2 weeks ago 36

Pasi humbi ndjenjat gjatë performancës në skenë, këngëtarja e madhe greke, Marinella mbetet ende në gjendje kritike, por klinikisht stabile.

Këngëtarja e dashur nuk është operuar dhe as nuk është intubuar. Ajo madje ka folur edhe me të bijën dhe siç raportojnë mediat greke, 86-vjeçarja e përballon me humor gjendjen e saj dhe hërë pas here këndon disa nga këngët e saj.

“Nuk ka ardhur ende koha ime”, i ka thënë Marinella të bijës në spital.

Zemra e saj është zemra e një 50-vjeçareje siç thonë mjekët dhe është ajo që e bën të luftojë për të qëndruar gjallë./vizionplus.tv

Read Entire Article