Një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është djegur në fshatin Lapardha 2, ndërsa zjarri iu vendos nga një shtetas, i cili është ndaluar nga Policia e Beratit.
Zjarri është vendosur nga një shtetas i dehur, që e riaktivizoi për të dytën herë pas fikjes.
Policia ka shoqëruar shtetasin Qemal Dollani.
Pas njoftimit të marrë lidhur me vatrën e zjarrit, ka ndërhyrë grupi i shërbimit me dy mjete zjarrëfikëse, të cilët neutralizuar flakët.
Edhe pse situata u vu shpejt në kontroll dhe zjarri u fik, pas ikjes së zjarrfikësve pirromani i dehur e riaktivizoi për të dytën herë zjarri, duke detyruar zjarrfikësit të ktheheshin edhe një herë.