Dueli ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë. Prej luftës me Rusinë, ukrainasit i zhvillojnë prej kohësh ndeshjet si pritës në fushë asnjëanëse.
Fakti që luhet kaq afër bën që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme. Në “Epet Arena” përllogaritet se do të jenë të pranishëm rreth dymijë mbështetës kuqezi në tribuna, siç ka mësuar A2.
Me këngët dhe entuziazmin e tyre, ata do të jenë arma më tepër e Kombëtares.
Impianti ku luhet ndeshja prej orës 20:45 është stadiumi i Spartës së Pragës dhe i përfaqësueses çeke.
Kapaciteti i tij është rreth 19 mijë vende dhe është rinovuar për herë të fundit në vitin 2009. “Epet Arena” është shtëpia futbollistike e Qazim Laçit, por edhe e kuqeziut tjetër Indrit Tuci.