Dijonis Biba ishte fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe arriti të triumfonte, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Por për “Vizioni i Pasdites”, Dijonisi ka thënë se fitoren ja dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.
Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.
“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi.
Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidës, ku ishte përballë Çiljeta Xhilagës dhe Ditea Berishës./vizionplus.tv