Në shpellë “më pranë Zotit”, Greqia mban frymën, policia heton për incest në familjen askete

8 months ago 8

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi, e cila duket si një skenar i mirëfilltë filmi. Një ditë më parë, mediat greke raportuan se një baba, së bashku me fëmijët e tij jetonte në një shpellë, për të qenë sa më afër Zotit.

Kjo jetesë, e shkëputur nga pjesa tjetër e botës, nga ngritur dyshime të forta për një incest të mundshëm brenda familjes, për shkak se njëra nga vajza ka lindur një fëmijë, dhe nuk i dihet atësia.

Ajo nuk pranon të tregojë se kush është babai i foshnjës që pret të sjellë në jetë, por hetimet e autoriteteve vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje.

Mediat greke, thonë se fëmijët e tjerë janë larguar nga shpella ku qëndrorin, dhe mendohet se ata janë “çelësi” për të hapur “kutinë e sekreteve” dhe për të treguar se çfarë ka ndodhur në vendin ku ata kanë jetuar prej vitesh.

Por deri më tani, dy janë çështjet që janë mistre për autoritetet. Së pari, ata ngrejnë pikëpyetje se përse nga shpella u arratisën vetëm 3 fëmijë dhe jo të 5-të që jetonin aty? Dhe e dyta, është atësia e foshnjës. Sipas mediave greke, prej një kohe të gjatë familja nuk dilte nga shpella, ndaj dhe është kërkuar analiza e ADN-së për të zbardhur të vërtetën.

Prokuroria nga ana tjetër, ka kërkuar të dhëna se sa fëmijë jetojnë në shpellë, sa prej tyre janë nën 16 vjeç dhe nuk ndjekin shkollën, si dhe për foshnjën 11-muajshe me baba të panjohur.

Por burri që kishte “mbyllur” familjen e tij në shpellë rezultonte i punësuar në bashkinë e zonës ku jetonte. Për të justifikuar mungesën në punë, ai u kishte thënë drejtuesve të tij se për shkak të disa problemeve personae, e ka të pamundur të ishte i pranishëm çdo ditë në punë. Edhe pse paraqitej rrallë, nënkryetarja e bashkisë së Eretria ka thënë në një intervistë për “ANT1” se paga e tij kalonte rregullisht në llogarinë bankare./vizionplus.tv

Read Entire Article