Nën akuzë për korrupsion, gruaja e Pedro Sanchez del para Gjykatës

4 months ago 27

Begonia Gomez, gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, u paraqit sot në një gjykatë në Madrid për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat për korrupsion.

Seanca e sotme është pjesë e një hetimi paraprak nëse Gomez ka përdorur pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për të ndikuar në marrëveshjet e saj të biznesit, njoftoi Gjykata përpara seancës.

As Gomez dhe as avokati i saj nuk folën për gazetarët e mbledhur para Gjykatës.

Seanca më pas u shty për në datën 19 korrik.

Gomez nuk e ka komentuar publikisht këtë rast, por Sanchez i ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë akuzat ndaj gruas së tij, duke thënë se ato janë të pabaza dhe të orkestruara nga kundërshtarët politikë të krahut të djathtë.

Padia kundër Gomez është ngritur nga Manos Limpias (Duart e Pastra) , një organizatë aktiviste kundër korrupsionit e udhëhequr nga Miguel Bernard, një avokat dhe politikan që kandidoi për Parlamentin Evropian me një parti të së djathtës ekstreme.

Hetimi në vazhdim synon të vlerësojë sjelljen e Gomez pasi Sanchez u bë kryeministër në vitin 2018, tha gjykata. Kontratat që lidhen me fondet e Bashkimit Evropian do të kontrollohen veçmas nga Prokurori Evropian.

Në fund të prillit, Sanchez tha se do të pezullonte detyrat e tij për pesë ditë për të marrë në konsideratë dorëheqjen pasi gjykata njoftoi hapjen e një hetimi ndaj gruas së tij. Më pas ai deklaroi se do të mbetet në kryeministër./vizionplus.tv

Read Entire Article