Nga dyqani i celularëve te argjendaria, dalin pamjet, hajduti me kapuç çan tarracën me sharrë për të vjedhur flori

7 months ago 29

Policia e Tiranës ka zbardhur dy grabitjet që ndodhën në kryeqytet gjatë muajit shkurt dhe mars dhe ka arrestuar autorin.

Bëhet fjalë për dy raste, njëri më datë 09.02.2024, kur autori 43-vjeçar nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri” dhe rasti tjetër më datë 14.03.2024, kur autori ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Lexo edhe :

Related Posts

Blutë e Tiranës kanë publikuar edhe pamjet nga dy vjedhjet.

Në dyqanin e celularëve ai ka hyrë në dyqan me një xhup të kuq me kapuç, ka hyrë dhe ka vjedhur disa paratë celularë nën kërcënimin e armës, ndërsa argjendarinë e ka grabitur duke çarë tarracën nga sipër, ku me anë të një teli prej hekuri ka tërhequr dhe ka vjedhur bizhuteritë e floririt.

Njoftimi Policisë
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Golden hummer”.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article