Ngjarje e rëndë në Itali, 9-vjeçarja shkon në spital me dhimbje barku, është abuzuar seksualisht nga babai

8 months ago 62

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Palermos, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, e cila ende nuk ka mbushur 10 vjeç.

Hetimet nisën pas denoncimit të mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Palermos, ku nëna kishte dërguar të bijën pasi ankohej për dhimbje barku.

Mjekët më pas i zbuluan disa lëndime të dyshimta vogëlushes.

Ata thirrën Karabinierët për të raportuar një rast të mundshëm të dhunës seksuale.

Sipas informacioneve  fillestare, prindërit e vajzës janë divorcuar dhe vajza ndonjëherë qëndron në shtëpinë e babait për të fjetur.

Vogëlushja u intervistua edhe nga një psikolog.

Prokuroria e Terminit kërkoi zbatimin e masës së sigurisë me burg ndaj 40-vjeçarit./vizionplus.tv

Read Entire Article