Nikolla e përjashtoi nga seanca, Noka nuk i bindet, shtyn gardistin: Jeni fytyra e Narcos

5 months ago 20

Pavarësisht se Lindita Nikolla e përjshtoi nga seanca plenare për shkak të gjuhës së pahijshme, Falmur Noka nuk iu bind masës dhe vijoi të krijonte kaos në sallën e parlamentit. Ai u përplas me një punonjës të Gardës, të cilin e shtyu dhe më pas shkoi dhe bllokoi Foltoren. Nikolla e paralajmëroi se masat ndaj tij do të ashpërsohen.

Lexo edhe :

Related Posts

Nikolla: Zoti Noka ashpërsohen masat ndaj jush, do t’ia kërkoj Sekretariatit të Etikës.

Noka: Jeni fytyra e Narcos. Hajdut!

Nikolla: Nuk më intimidon as më kërcënon zhargoni juaj, turpi është për ju dhe këtë e gjithë gjithë shqiptarët. Ti je përfaqësues i “non gratës” dhe të errësohen sytë.

Më herët Lindita Nikolla vendosi të përjashtonte Nokën nga seanca e sotme plenare për shkak të gjuhës së pahijshme që demokrati përdori në sallën e Kuvendit.

Read Entire Article