Nis “Papare Najt”, Agron Llakaj zbulon gjithçka nga show më i ri

1 week ago 21

Të shtunën në mbrëmje staron në Vizion Plus spektakli më i ri i humorit “Papare Najt”, një spektakël i ideuar dhe do të moderohet nga mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj.

I ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti, Agron Llakaj ka dhënë detaje nga ky spektakël humori i cili vjen në një format ndryshe, por që humori, të qeshurat dhe ironia do të jenë të garantuara.

Humori nuk është thjesht argëtues, por edhe përcjellë mesazhe. Adoleshentët janë të painteresuar për të ndjekur shoë-ë e humorit. Synimi im ka qenë që gjithmonë të jetë një humor familje. Në këto rrjetet sociale, Instagram, Tik-Tok janë video të shkurtëra humoristike, por shumë banale dhe ndiqen shumë shumë nga njerëzit. Papare është një ushqim i thjeshët që e  bënim dikur, ujë i zier, kripa, pastaj i hidhje pak qepë me vaj, në krahun tjetër bëhej përsheshi me buk, dhe ke ai përsheshi hidhje qepen. Pse e kam quajtur Papare, unë nuk kam flakur asnjë nga aktorët që kam rritur. Këtu jemi një grup më i vogël, kurse të tjerët do të vijnë sipas natyrës së spektaklit”, tha Llakaj.

Ndërkohë Agron Llakaj ka folur dhe për kastin e aktorëve të tjerë që do të jenë të pranishëm në këtë show siç është Xhevahir Zeneli, rikthimi i Behar Merës, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli dhe Ersiljano Xhemollari.

Rikthimi i Behar Merës është një gjë e bukur. Rikthejmë personazhe që janë larguar para disa vitesh. Tek aktori i humorit personazhet janë të gjallë, që vdesin vetëm kur ti i vdes. Shumë gjëra janë marrë edhe nga Al Pazar. Ardhja e Beharit me personazhet e veta i jep më shumë sharm, krijon atë familjen, Xoni, Fiqua edhe Sueli”, dekalroi Llakaj.

Pjesa tjetër e “Papare Najt” mbetet për tu zbuluar këtë të shtunë në Vizion Plus në orën 21:00.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article