Një stjuardesë e gjakosur, maska të shpërndara dhe pasagjerë të tmerruar, pamjet nga brenda avionit që u godit nga turbulencat

4 months ago 20
Reklamë

“Papritmas pati një ulje shumë dramatike, ata që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit u hodhën në tavan”, tregoi një pasagjer 28-vjeçar, i cili ndodhej në avionin që u godit nga turbulencat.

Një 73-vjeçar britanik ndërroi jetë ndërra 7 prej të plagpsurve janë në gjendje kritike.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasagjerët e fluturimit SQ321 të Singapore Airlines, të cilët ishin nisur nga Londra për në Singapor, përjetuan skena të tmerrshme kur avioni u godit nga turbulencat, duke lënë një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Avioni, një Boeing 777-300ER me destinacion Singapor, bëri ulje emergjente në Bangkok, ku të plagosurit u dërguan në spital.

Ka ndërruar jetë një 73-vjeçar britanik me probleme në zemër, i cili po udhëtonte në klasin ekonomik me gruan e tij, e cila është ndër të plagosurit që po trajtohen.

Autoritetet do të bëjnë autopsinë në trupin e të ndjerit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pësuar arrest kardiak.

Policia ka marrë përsipër rastin dhe do të kontaktojë ambasadën britanike pas autopsisë.

Gjithashtu, shtatë të plagosur janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa 23 persona të tjerë, përfshirë anëtarë të ekuipazhit, kanë lëndime më të lehta.

Rreth 100 pasagjerë do të mund të udhëtojnë për në Singapor sonte. Pas sigurimit të ushqimit, ata do të fluturojnë me Thai Airways në destinacionin e tyre.

Shumica e lëndimeve vijnë nga prerjet në kokë.

28-vjeçari Dzafran Azmir ka rrëfyer momentet e tmerrit për Reuters.

“Papritmas avioni filloi të dridhej, kështu që unë fillova të përgatitem për atë që do të ndodhte, dhe shumë papritur pati një rënie shumë dramatike, kështu që të gjithë ata që ishin ulur dhe nuk mbanin rripin e sigurimit u hodhën menjëherë në tavan”, tha ai.

Sipas pasagjerit, disa kanë goditur kokën në tavanin ku ndodhen kabinat e bagazheve, ndërsa të tjerë janë goditur aty ku ndodhen dritat e brendshme dhe maskat, duke shkaktuar thyerjen e tyre.

Siç tregohet në një video të publikuar në rrjetet sociale, brenda avionit shihen maska ​​oksigjeni që kanë rënë, kabina të hapura të bagazheve dhe objekte që kanë rënë në tokë. Një stjuardesë në panik shihet e gjakosur nga hunda.

Avioni humbi 1828 metra në tre minuta

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se avioni ra 1828 metra në tre minuta pasi kaloi Gjirin e Bengalit.

në aviion ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas një deklarate të Singapore Airlines, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës./vizionplus.tv

Read Entire Article