Ky është Nesim Pere, një pogradecar i cili jeton prej vitesh emigrant në Itali. Këtë vit teksa është kthyer për pushimet e verës ai u angazhua që të ndërtonte një qendër ditore për pensionistët e lagjes së tij.
Nesimi e ka ndërtuar të gjithë këtë qendër me shpenzimet e tij personale ndërsa thotë se ajo nuk do të shërbejë vetëm për verën por edhe për dimrin.
Pensionistët e lagjes “Kala” të cilët deri qëndronin ku të mundnin ose duhet të dilnin në qendër të qytetit për të luajtur domino dhe kaluar kohën, shprehen mirënjohës për gjestin e Nesimit.
Duket se kjo nuk është bamirësia e parë që familja e Nesim Peres realizon, më herët ai ka dhuruar një ambulancë për spitalin dhe një tjetër do ta dhurojë këto ditë.
/a.r