Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-5m/s./vizionplus.tv