“Nuk më njihet toka”, qytetari denoncon në “7pa5”: Nuk më japin përgjigje, e kam bërë problem kudo

7 months ago 11
Reklamë

Një qytetar ka denoncuar problemet që ka me pronën në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Ai ka treguar se ka në pronësi një shtëpi që nga 1947, por nuk i njihet toka. Ndërkohë, pyetjeve të tij iu është përgjigjur avokati Redi Ramaj, i cili tha se qytetari mund të hap edhe gjyq.

Qytetari: Jam një qytetar nga Korça, doja t’i bëja një pyetje avokatit. Kam një problem sa i përket tokës. E kam shtëpinë që në 1947 por në dokumentin që kam unë, që kemi bërë me kadastrën, shtëpinë ma ka nxjerë në emrin tim, ndërsa toka nuk më njihet. Si i bëhet, e kam bërë problem në e-albania dhe nuk më përgjigjen.

Avokati: Me rregull kur kemi një dokumentacion të vjetër, përveç pjesës së sipërfaqes së promnës jepet edhe një pjesë sipërfaqe që është sipërfaqja truall, jepet dhe trualli rreth shtëpisë. Nuk e di pse nuk ja kanë shënuar. Mund t’i drejtoheni edhe gjykatës. Duhet t’i bëjë një kërkesë hipotekës.

Qytetari: Mua më kanë ardhur ata shokët e kadastrës, kanë bërë matjen dhe kur ka ardhur puna më kanë lënë zvarrë, as përgjigje e asgjë.

Avokati: Ata me rregull duhet të kenë një përgjigje sepse kanë një afat 30-ditor. Gjithë qytetarëve u lind e drejta në rast mospërgjigje t’i drejtohen edhe gjykatës kompetente. /vizionplus.tv

Read Entire Article