Kim Kardashian mund të ketë arritur të impresionojë audiencën e saj në Met Gala të këtij viti , por ka shkaktuar edhe shqetësim.
Personazhi i famshëm televiziv zgjodhi një fustan ngjyrë argjendi, me bel dhe bisht veçanërisht të ngushtë.
Korseja që përdori për të “mbledhur” belin ishte aq e ngushtë, sa që Kim Kardashian dukej se po mbytej në të. Shumë shikues vunë re se personazhi televiziv po luftonte për të marrë frymë dhe kishte nevojë për ndihmën e ekipit të saj për të ngjitur shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.
Në komentet e lëna në Twitter nga të pranishmit në Met Gala, ata shprehën shqetësimin e tyre për Kardashian, ndërsa shumë komentuan se vështrimi i saj tregonte dhimbjen që po përjetonte për shkak të korsesë së ngushtë.
“Kim, si i ke organet?” , i shkruan dikush, ndërsa një tjetër shton: “Duket se dhemb”./vizionplus.tv
Kim Kardashian at the Met Gala, is practically gasping for air not being able to breath in that ridiculous corset 😂 pic.twitter.com/4GiIJraPPz
— Sara Rose 🇺🇸🌹 (@saras76) May 7, 2024