Operacioni “Lomas”/ Punonin në “shtëpi bari”, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

8 months ago 8

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga agjentët e Guardia Civile në Spanjë gjatë një aksioni kundër trafikut të drogës.

Gjatë operacionit “Lomas” të zhvilluar në disa ambiente të mbyllura në zonën e Alhaurin el Grande, u arrestuan 3 persona, ky dy prej tyre ishin shqiptarë dhe një tjetër çek.

Hetimi i agjentëve spanjollë ka nisur që prej vitit 2023, kur policia u vu në dijeni për një grup personash shqiptarë që dyshohej se kultivonin lëndë narkotike brenda një ferme të madhe në qytetin Alhaurin el Grande.

Gjatë operacionit u sekuestruan 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kg sytha të së njëjtës lëndë, të paketuar dhe gati për shitje.

Ndërkohë u gjetën edhe një instalim të madh elektrik dhe të sofistikuar të lidhur ilegalisht, ku vetëm llambat e përdorura vlerësohen rreth 20 mijë euro.

Read Entire Article