Opozita ende nuk ka një kandidat për Bashkinë e Himarës, por Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë vendosur të garojnë me një koalicion në zgjedhjet që do të zhvillohen në 4 gusht per kryetarin e kësaj bashkie.
Burime pranë Partise Demokratike bëjnë me dije se kandidati për Bashkinë e Himarës do të përcaktohet nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, njësoj si një vit më parë, kur koalicioni “Bashkë Fitojme” mbeshteti Alfred Belerin.
Fillimisht demokratët do t’i kërkojnë komisionit qendror të zgjedhjeve të regjistrojë partinë demokratike me kryetar Sali Berishën, duke paraqitur si argument vendimin e Gjykatës së Apelit.
Pas regjistrimit të PD dhe partive të tjera aleate do të regjistrohet edhe koalicioni opozitar.
Nga ana tjetër grupimi politik i drejtuar nga Lulzim Basha është i paqartë nëse do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjet për bashkinë e himarës. Ky grupim ende nuk ka vendosur se si do ta zhvillojë aktivitetin politik tashmë që vula e Partise Demokratike ligjërisht i përket demokrateve të drejuar nga Berisha.