Opozita protestë para Parlamentit, bllokohen disa rrugë

5 months ago 23

Ditën e sotme opozita pritet të zhvillojë një protestë para Parlamentit, ndërkohë që do të mbahet seanca plenase.

Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë disa masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Në zbatim të planit të masave, duke nisur nga ora 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. /vizionplus.tv

Read Entire Article